Presidenti Ilir Meta foli për media pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

 

Ai theksoi se ‘opinioni publik është tronditur sot nga pamjet e sjelljes brutale e të dhunshme ndaj disa familjeve në kryeqytet’. Meta u ndal te përplasjet e banorëve me policinë në lagjen “5 Maji” të Tiranës, pas aksionit për prishjen e banesave.

 

“Kam një shqetësim për të ndarë me ju, të cilin do ta ndaj zyrtarisht dhe me institucionet. Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet e sjelljes brutale e të dhunshme ndaj disa familjeve në kryeqytet, që nuk janë pamje për herë të parë dhe që nuk nderojnë as autoritetet shtetërore, bashkiake, agjencitë ligjzbatuese, dhe çështje e konflikte të tilla duhet të zgjidhen në respekt të ligjit, në dialog me qytetarët dhe duke respektuar të drejtat e tyre, por edhe duke garantuar strehimin e tyre të përkohshëm në çdo rast, aq më tepër që jemi në kulmin e dimrit. I bëj thirrje Avokatit të Popullit që të njihet me të gjitha veprimet që janë kryer, me të gjitha shkeljet që kanë ndodhur”, tha Meta

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re