Një 37 vjeçar i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje është arrestuar sërish në Tiranë. Shtetasi Florian Martaneshi, u vu në prgana pasi zotëronte një sasi të madhe të lëndës narkotike “cannabis” të cilën e përpunonte në formë çokollate dhe më pas e shpërndante. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij shtetasi V.M 34 vjeç.

Njoftimi i Plotë

Tiranë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Camel”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Sekuestrohen 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, vihet në pranga 37-vjeçari (poseduesi i saj) dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij.

37-vjeçari i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Camel”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re