Skip to content

“Përqendrohu në timon, Familja ka nevojë për ty”, sezoni turistik, “Shteti” thirrje shoferëve: Respektoni sinjalistikën rrugore

Policia e Shtetit ka reaguar me një apel për përdoruesit e rrugës lidhur me fundjavën, në prag të sezonit turistik.

Thirrja e policisë për të gjithë drejtuesit e mjeteve është që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe mos të drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit.

Sakaq bën me dije se uniformat blu do të jenë në terren 24/7 dhe në zonë do të vijojnë kontrollet me makinat inteligjente, dronët e kamera me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit apel përdoruesve të rrugës, gjatë kësaj fundjave të sezonit turistik:

✅Udhëtoni me jetën në mendje, mos fluturoni të arrini detin, duke dëmtuar jetën dhe shëndetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!

⚠️Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara që mbërritja në plazh të jetë e sigurtë!

❌Mos drejtoni mjetin, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën.

🎽Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit!

👨‍👩‍👧‍👦Përqendrohu në timon! 🏠Familja ka nevojë për ty!

Në të gjitha rrugët e vendit 24/7, vijojnë kontrollet me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kontribuoni të gjithë për sigurinë rrugore.