Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha se përqindja e vdekjeve në Shqipëri, në raport me rastet e infektuara, është nga më të lartat në Europë.

Me një shënim në facebook, Vasili akuzon qeverinë për propagandë, ndërsa thotë se nuk është e vendosur në funksion të pandemisë, por “në funksion të politikës”.

“Nuk mund ti lihen më tej gjerat rastesise dhe kapriciove te çartura te kryeministrit, por planifikimit shkencor dhe profesional. Nuk mund te luhet më me jeten e shendetin e njerezve“, shkruan mes të tjerash Vasili.

Postimi i plotë:

Perqindja e vdekjeve teper e larte.

Strategjia e qeverise per Pandemine,spontane, aprofesionale, dhe e fragmentuar.(VIDEO).

Perqindja e vdekjeve ne Shqiperi ne raport me rastet e infektuara eshte nga me te lartat ne Europe dhe kjo tregon krejtesisht te kunderten nga propaganda e qeverise, që bertet se gjoja mbrojti jetet e njerezve.

Testimi i gjere nuk kryhet.

Kufizimet e improvizuara dhe aprofesionale te kryeministrit, mundesojne negativisht te kunderten dhe pikerisht grumbullimin e dendesimin e qytetareve.

Duhet nje tjeter strategji kufizimesh qe te jete e ngjashme me Europen, perndryshe rrezikohen jeta dhe shendeti i qytetareve.

Propaganda e qeverise eshte vendosur jo ne funksion te Pandemise,por teresisht ne funksion te politikes se dites dhe alibi per mosveprimet e saj.

Duhet reflektim, testim dhe modesti.

Nuk mund ti lihen më tej gjerat rastesise dhe kapriciove te çartura te kryeministrit, por planifikimit shkencor dhe profesional.Nuk mund te luhet më me jeten e shendetin e njerezve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re