Këngëtarja shqiptare Ledina Çelo siç dihet prej kohësh është larguar nga muzika dhe i është dedikuar jetës së saj në Gjermani dhe familjes. Ledina është nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze me të cilët nuk ngurron që vazhdimisht të publikojë foto dhe video.

Ajo ka treguar gjithmonë që ka një marrëdhënie shumë të veçantë me fëmijët, të cilët padyshim janë personat më të rëndësishëm për të.

Së fundmi, këngëtarja e njohur ka zbuluar nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’ një pjesë të dhomës së vajzës së saj. Siç shihet dhe në pamje dhoma e vogëlushes është fiks si një dhomë princeshash, ku mbizotëron ngjyra rozë dhe nuk mungojnë lodrat e pafundme dhe mobiliet moderne.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re