Edhe për vitin 2022 fshati Qerret në bashkinë e Kavajës e ka çelur sezonin turikstik me rrugë të shkatërruara dhe pa investime.

Një destinacion i zgjedhur përgjatë sezonit veror nga turistë të shumtë vendas e të huaj ku janë pozicionuar shume shërbime , resorte, hotele , shtëpi pushimi e restorante por që sipas banoreve nuk ka pare investim as për përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetin vendas e jo më qe ti shërbenin turizmit.

Panoramën zhgenjyese e vëren sapo afrohesh në hyrje te fshatit. Rrugë të amortizuara ,mungesë e kanalizimeve te ujërave të zeza, mungese tabelash orientuese , mungese e sinjalistikes , nderkohe qe pamje skandaloze i jep fshatit perroi i Leshniqes i lene ne meshire te fatit i cili pershkon mes per mes fshatin.

Ky përrua u rehabilitua në saj të një investimi i cili kushtoi 446 milionë leke me TVSH por që u shkatërrua pa kaluar viti.

Përroi u përurua në prag te zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në vitin 2017 ndërkohë që përmbytjet e fundvitit shkaktuan dëme te konsiderueshme .

“Këtu cdo gjë ka marrë fund. As rrugë, as ujë, jemi në vitin 2022, ujërat e zeza derdhen këtu. Këta vetëm taksat kërkojnë. Ku të ankohesh? I cojmë bashkisë ankesa dhe i fut në sirtar, nuk ka as bashki. Jemi të braktisur totalisht.  Ky është skandal.

Nuk rrihet në shtëpi nga era e keqe. Është e braktisur. Asnjë gjë. Cdo gjë ka marrë fund. Këtu në darkë nuk rrihet, vjen era e keqe. I hedhin fekalet ”- shprehen banorët e Qerretit

Projekti për rehabilitimin e gjithë zones përgjate përroit të Leshniqes kushtoi 10 milione euro ndersa nje tender prej 3 milione euro per pastrimin e tij dhe per ta kthyer ne te lundrueshem fundosi asokohe edhe ish -kryebashkiakun e Kavajes Elvis Roshi.

E teksa flitet për miliona euro të planifikuara për tu investuar në këtë zonë, pamja aktuale tregon nje realitet tjeter.

Përroi është i papastruar prej tre vitesh dhe është kthyer ne makthin me te madh te banoreve te Qerretit te cilet tregojne plot indinjate se cdo papastërti e këtij përroi derdhet ne det.

Kjo është nje situatë e papranueshme thonë banoret teksa theksojne se kjo panoramë është me e shemtuara me te cilen prezantohemi tek turistet .

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re