Reshjet e dendura të shiut në Lezhë kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit duke krijuar problematika dhe vështirësi në qarkullim. Përroi i Manatisë ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur pjesën fushore të zonës, duke bërë që uji të hyjë edhe në oborret e disa shtëpive në fshatin Lalm i Ri.

Njëri nga banorët shprehet se uji ka arritur deri në 20 centimetra brenda shtëpive. Situata paraqitet më problematike në qytetin e Lezhës, pasi uji ka “pushtuar” rrugët ndërsa disa biznese të kateve të para janë përmbytur. Raportohet gjithashtu dhe për mungesë të energjisë elektrike në disa zona.

Dhe lumi Drin ka arritur në pikën maksimale dhe rrezikon që të dalë nga shtrati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re