Skip to content

Përroi i Sopotit del nga shtrati/ Gjirokastër, bllokohet lëvizja e mjeteve drejt Lazaratit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Reshjet e shiut që kanë përfshire Gjirokastrën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme.

 

Përroi i Sopotit në Lazarat ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve të shumta. Kalimi i automjeteve në anën tjetër të rrugës drejt fshatit Lazarat është bërë i pamundur.

 

Prurjet e përroit të Sopotit kanë shkaktuar edhe erozion, duke rrezkuar muret rrethuese të banesave të zonës. Autoritetet lokale po ndërhyjnë për pastrimin e inerteve dhe hapjen e rrugës në Lazarat.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë