Emisioni investigativ Top Story në Top Channel, publikoi investigimin e plotë në lidhje me atë që cilësohet si afera e tjetërsimit të kompleksit “Partizani”, nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në vitin 2009, në përfundim të një procedure të dyshimtë të shoqëruara nga konflikte të pafundme interesi, sipërfaqja prej 26,000 metrash katrorë e kompleksit sportiv iu kthye ish-pronarëve duke përfshirë Jamarbër Malltezin, burrin e Argita Berishës, vajza e ish- kryeministrit Sali Berisha.

Privatizimi ndodhi pikërisht në kohën kur Berisha ishte kryeministër dhe ku i gjithë shteti dhe institucionet u vunë në shërbim për të shitur kompleksin Partizani.

Kjo histori privatizimi u shoqërua me ndërtimin e një super kompleksi pallatesh, ku Malltezi, rezulton të jetë investitori me 35 % të aksioneve.

Aktualisht prokuroria e posaçme, SPAK ka nisur regjistruar dosjen hetimore për këtë proces privatizimi që provohet se është kryer mbi praktika jo ligjore dhe korruptive.

Pa paragjykuar hetimet e nisura nga SPAK dhe përfundimin e tyre, Shqipëria si shtet me demokraci ende pa konsoliduar po u vuan nga mungesa e pandëshkueshmërisë. Lufta ndaj korrupsionit nuk ka rekorde të kërkuara nga organizmat ndërkombëtare.

Rasti i Malltezit ngjan me atë të dhëndrit të ish-kryeministrit pakistanez Nawaz Sharif, por me ndryshime të mëdha.

Muhammad Safdari, dhëndri i ish-kryeministrit pakistanez u arrestua dhe u akuza për korrupsion. Çështja ngjashme, akuza për blerjen e pasurisë së paluajtshme, të disa apartamenteve në Londër. Ish-kryeministri u dënua me 10 vite burg, po ashtu e bija me 7 vite burg edhe dhëndri i tij me një vit për mos bashkëpunim.

Në dy shtete kemi dy tablo të ndryshme. Në Pakistan një shtet i brishtë nga demokracia arrestohet për korrupsion dhe jepet një vendim gjykate, ndërsa në Shqipëri dhëndrit të ish-kryeministrit nuk i hyn gjembi në këmbë, madje vijon  të pasurohet akoma më tej.(Shqip)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re