Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu i ftuar në “Fax News” ka folur për ceremoninë e organizuar nga Basha për Ditën e Rinisë dhe për krizën brenda “Selisë Blu”.

Agalliu ka kërkuar që të respektohet mendimi ndryshe brenda PD por të ulet toni i zërit dhe akuzat e ashpra të Sali Berishës ndaj Bashës. Sipas demokratit Agalliu, PD nuk mund të veprojë për interesat e Sali Berishës për të cilin tha se para 9 shtatorit mendonte se Basha ishte njeriu ideal për tu bërë kryeministër.

“Nuk doja të thosha që PD është e ndarë , por është një dhe e vetme. Në PD mund të ketë mendime ndryshe, mendime që mos dakordësohen por ajo që qëndron në problemin e kësaj partie është gjithëpërfshirja dhe diskursi që zhvillohet. Gjuha e përdorur gjatë gjithë kësaj kohe, Basha ka ndjekur politikë të qytetarisë mos kthehemi pas në kohë ku e folura në publik përcillte mllef dhe luftë tek baza ndërsa sot po tentohet të shkohet në një nivel tjetër politik të diskursit publik mbi argumenta dhe fakte, një debat politik sic i ka hije një vendi që aspiron të anëtarësohet në BE. Qytetarët bëjnë vetë dallimin midis individëve të cilët flasin në një mënyrë ose në një tjetër. Cdo demokrat para datës 9 shtator kur përjashtoi Berishën një kërkesë e vazhdueshme e Amerikës dhe për ta ssjellë PD në pushtet pati një lloj qëndrimi të Berishës mbi zotin Basha. Deri në atë datë Basha ishte njeriu me vlera , njeriu që ka bërë pafund për këtë vend, ndërsa pas asaj date na doli që ishte njeriu i shitur , i blerë dhe i kapur. Unë nuk dua ta ndaj PD në argumenta që japim është një parti e madhe edhe për ata që mendojnë ndryshe. Komunikimi është ajo që ka mbajtur peng këtë vend, ne nuk duhet të flasim me një gjuhë përcarëse me një gjuhë që në fund të ditës nuk jep asnjë shpresë por krijon perceptimin banal tek shoqëria shqiptare që ka ngelu peng. Sot Basha dhe shumë të rinj të PD ishin të ftuar në një aktivitet që zhvillohej për 8 dhjetorin që bënë të mundur shkëputjen nga diktatura e cila pas viteve 90’ manipuloi zgjedhjet e atëhershme. Në atë kohë ishte Amerika që i doli në krah PD dhe masës së madhe të shqiptarëve duke u shkëputur nga diktatura. Unë dua të qëndroj larg një debati i cili bëhet për interesat e caktuara personale por do të ishte mirë që të bashkuar të themi mendimin ndryshe në forumet e ndryshme sic është kuvendi i 18 dhjetorit ku Basha ka vendosur të thërrasë këtë formun për këtë mendim ndryshe”, tha fillimisht Agalliu.

Art Turbina është një godinë e bashkisë, përse e keni zgjedhur atë vend për të zhvilluar këtë ceremoni? “As në rrugët e qytetit mos të ecim, cdo të thotë është godinë e bashkisë? Ajo është një godinë e qytetit të Tiranës që administrohet nga bashkia. I bie që mos përdorim energjinë elektrike dhe ujë se është e qeverisë. Pse qytet studentin e kujt është? Nuk e administron bashkia? Po për stadiumin “Air Albania” që diskutohet të zhvillohet kuvendi i 11 dhjetorit i boie që të jetë i qeverisë pasi është një sipërmarrje e drejtpërdrejtë e kryeministrit Rama.

Basha sot kërkoi ndjesë publike që PD në këto 30 vite nuk arriti që mundi të tregonte se cilit ishin ata individë që jo vetëm përkrahën sistemin komunist por ndikuan në mënyrë të frikshme jetën politike këto 30 vite. Duhet të jemi një parti e hapur pasi kemi pasur edhe gabime edhe faj ndaj Basha kërkoi ndjesë publike në emër të PD por edhe në emër të tij personal. Kjo qeveri cdo ditë e më shumë po vjedh dhe po rrënon qytetarët shqiptarë dhe xhepat e tyre”, perfundoi Agalliu.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re