(Ngjashmëritë e pas 45-ës me pas 97-ën!)

Nga: Alban Gorishti

Thonë që nëse nuk i ruan kujtimet duke i shkruar ato rrezikon edhe ti harrosh ato. Realisht ky popull duhet të kujtojë edhe pse me dhimbje duhet medoemos të kujtojë. Për mua si adoleshent jo më sesa 15 vjeç, nën një retrospektivë analitike, ngjarjet e bujshme të 97 më janë dukur si ai një dezhavu e përjetuar diku tjetër me intensitet të ngjashëm me origjinalin.

Atë ditë kisha dalë për të shkuar në shkollë dhe nuk kaloi shumë, saqë as apeli s’kishte përfunduar, kur nga jashtë dëgjohen zhurmat e protestuesve të cilët kërkonin ndalimin e mësimit, e kështu drejtuesit e shkollës të detyruar nga britmat e një turme të çakorduar vendosën ta ndërprisnin mësimin. Deshëm nuk deshëm edhe ne si adoleshent, të cilët nuk e dinin mirë përse po protestonin, iu bashkuam turmës pothuajse përgjatë tërë atij muaji edhe pse përfshirja e minorenëve minimalisht duhet të ketë lejen e shkruar apo verbale të tutorëve ligjor, prindërve te tyre. Por në lëvizje të nxitura nga e majta historikisht të rinjtë janë manipuluar madje disa herë duke i dalë  kundër edhe prindërve të tyre,pasi propaganda e këtij ngjyrimi pranon që tutori ligjor të jetë partia  si zëvendësuese me të drejta të plota të kujdestarit të natyrshëm. E kështu ky ritual vazhdoi deri në momentin kur situata degjeneroi në përplasje dhe dhunë. Kjo pjesë, edhe pse për kohën e parealizuar në mendjen time, ishte diçka që deri vonë nuk arrita dot ta kuptoj. Përse një levizje “popullore” për të kërkuar një të drejtë të ligjshme degradoi në formimin e organizuar të bandave më të dhunshme që ka njohur ndonjëherë ky vend? Kush kishte interes në tërë këtë? Populli? Më vonë pashë që populli humbi shumë më tepër me këtë levizje sesa ajo që kishte humbur në nivel individual ekonomik. Kujtoj trupat e shkrumbuar në mes të trotuarit, krismat e pafundme, familje dhe njerëz të traumatizuar, ekonomi të rënuar dhe dëme të mëdha afatgjata. Duket sikur këto lëvizje, duke parë pasojat afatgjata për vendin tonë,ishin të mirëmenduara  dhe të mirëorganizuara. Nuk harroj dot fytyrën e disa politikanëve të majtë poshtë dritares së ballkonit tim të cilët hynin lirshëm në një vend para të cilit edhe “kaskat blu” u stepën të hynin.

E kështu nëse do të kuptosh se kush ishte qëllimi i këtyre trazirave mjafton të shikosh se kush përfitoi prej tyre apo pas tyre? Këtu ka një ngjashmëri shumë interesante me pas 45-ën, krijimi i shumë çetave partizane, të cilat sipas studiuesve tanë jo pak herë kanë qenë përgjegjës për plaçkitje etj, u bë fenomen tepër i shpeshtë në fundin e luftës fund viti 44 fillim 45.  E kështu po të shohësh në profilin e atyre që “dilnin në mal” në atëkohë kishin ngjashmëri të habitshme me profilin e atyre  që dolën “partizan” me bandat e 97, të cilat në mënyrë direkte i shërbyen të majtës “historike” për të hipur në pushtet.

Kështu gjatë atyre periudhave  ligjin nuk e bëri më ai që kishte aftësinë dhe shkollën e duhur por e bëri ai që nuk kishte as dy klasë në profilin e vet psikologjik dhe familjar. Për këtë ishin të njëjtët që edhe pas këtyre luftrave (të dyja civile ne këndvështrimin tim) morrën postet udhëheqëse vetem sepse dikur kishin qenë ushtar “pa karrierë” ushtarake, militant mercenar,duke “i mësuar” ligjshmëritë atij që dikur i kishte përpiluar ato .

Ngjashmëritë po ti shikosh midis pas 45 dhe pas 97 janë mahnitëse qoftë për nga forma e organizimit por edhe po ashtu për aktorët e huaj të cilët morrën pjesë në ato momente, grekët, sllavet etj.

Keto ditë në një rikujtim të pas 21 janarit 2011 (një datë tjetër e “kuqe” në histori) dëgjova të artikulohej mundesia e shpalljes dëshmorë te lirisë të atyre 4 burrave që u vranë në grushtin e dështuar të shtetit të atij viti. Pas këtij lajmi një gjë më erdhi në mendje, përse të vdekurit e ndonjë lëvizjeje tjetër pas revolucionare nuk shpallen ngjashëm dëshmorë si këta të “revolucioneve” bolshevike të “orkestruar” nga e majta ?

Përse për shembull  Flamur Pisli i cili vdiq duke kerkuar të drejtën e tij ( leket e tij) nuk u justifikua (nuk u ndihmua) ndërsa Artur Rustemit(i cili po protestonte po ashtu për leket e tij) u shpall hero duke pagëzuar edhe një shesh  në emrin e tij ? Dikush mundet të thotë, po ai morri peng ca civile. Bukur mundet ti thosha unë por ai nuk vrau askënd ndërsa për shkak të nje vrasjeje (të pazbuluara edhe sot si ajo e Arturit) u dogj dhe u perdhunua nje qytet i tërë,madje njëkom i tërë. Ndërsa të dyja vrasjet kam frike se mbajnë të njëjtën markë “të pacertifikuar”, të njëjtën dorë okulte që shtiu nëpërmjet snajperit për ti bërë qejfin një armiku te deklaruar si ai grek apo……. Po mirë  Flamuri po të vdekurit e pafaj të sistemit komunist përse nuk janë shpallur dhe ata dëshmorë(fetarisht ai meriton më tepër këtë titull nëse mundet të bëhet analogji me Shehidin)?…

Kjo puna e dëshmorëve është me ç’duket vepër “arti” e të majtës ndërkombëtare pasi po te shikosh  jugun e Shqipërisë është shndërruar në një skenar  filmash ku po bijnë me vend e pa vend varre “dëshmoresh” grek të rënë në mbrojtjen territoriale të………….Ngjashëm edhe “dëshmorët” e të majtës janë shpallur dëshmorë pa ditur, territorin e kujt po mbrojnë,apo marrëveshjen e kujt po mbrojnë….

Fjala el akd العقد ne gjuhen arabe i referohet lidhjes se fortë, ndërsa si fjalë  përkthehet “kontrate”, pasi kontratat jane lidhje e forte midis dy entiteteve. Ragib Asfahani thotë se kontratat jane tre llojesh:

1) kontratë midis Perëndisë dhe individit

2)kontratë e personit ndaj vetes së tij

3)kontratë midis tij dhe shoqërisë.

Në një shoqëri të llogjikshme që të emërtohesh dëshmor medoemos duhet që para vdekjes medoemos të respektosh ndonjëfarë kontrate, qoftë e tipit shoqëror apo social . Këta të “rënë”  cilën kontratë po respektonin në momentin e rënies së tyre? Nuk mundet të ekzistzojë ligjshmëria nëse nuk përfaqësohesh nga ndonjë kontratë apo jeton në emër të saj,kjo e vlerson kauzën tënde,ndryshe ke shumë gjasa të biesh nën kthetrat e sekularizmit,adhurimit të kohës (dehrijune),dhe jo të kontratave të cilat të mbajnë lidhur me njerëzit me Zotin.Sekularistët nga cila anë qofshin e duan fenë pa ligje, pa rituale, pa marrëdhënie ndërmjet njerëzve, besimin pa këtë botë, misionin pa shtet dhe të vërtetën pa fuqi të dobët . Pra një ngjashmeri dhe një origjinë pothuajse e ngjashme  midis dëshirave dhe synimeve të këtyre dy rrymave.Nëse i hedhim një sy ateizmi, do të shohim se këto mendime të devijuara kanë ekzistuar edhe në periudhën e injorancës, sepse edhe njerëzit e asaj periudhe u zemëruan prej ligjërimeve të Kuranit në lidhje me vdekjen dhe çka vjen përtej saj, të cilat binin ndesh me dëshirat dhe ambiciet e tyre. Madje, ata kërkuan prej Profetit   që t’i ndryshonte ato në mënyrë që t’u pëlqente atyre, duke i thënë: “Na sill një Kuran ku nuk flitet për ringjalljen, ose ndryshoje fjalën ringjallje që përmendet aty!” (Zexhaxh, Meani’l- Kur’an ue I‘rabuhu 3/ 11) Lidhur me këta lloj njerëzish, Allahu i Madhëruar thotë: “Kur u lexohen shpalljet Tona të qarta, atëherë ata që nuk shpresojnë se do të dalin para Nesh, thonë: «Na sill ndonjë Kuran tjetër ose ndërroje atë!» Thuaj (o Muhamed): «Është e pamundur ta ndërroj unë atë nga ana ime. Unë shkoj vetëm pas asaj që më është shpallur. Unë druaj dënimin e Ditës së Madhe, nëse e kundërshtoj Zotin tim.»” (Junus, 15)

Por nëse shpallja dëshmor bëhet pa respektimin e asnjë kontrate apo marrëveshjeje,apo besimi atëherë  përse mos të shpallet  edhe “dëshmori” grek Kacifas ,i vrarë (apo vetvrarë) pak kohë më parë, dëshmor i atdheu tonë ? A nuk luftoi edhe ai për një kauzë të drejtë sipas disave???

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re