Fëmijët që jetojnë pa vëlla ose motër, bëhen egoist dhe jo të dashur. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë disa universitete të ndryshme kanadeze.

Ekspertët kanë studiuar sjelljet e 452 çifte motrash e vëllezërish, nga 18 muajsh deri në 4 vjeç,  gjatë një periudhe kohore prej 1 viti e gjysmë.

Rezultatet tregojnë se motrat dhe vëllezërit e mëdhenj ndikonin pozitivisht tek sjelljet e fëmijëve më të vegjël. Mënyra si u bënë analizat, ishte duke analizuar reagimet e fëmijëve, kur motra apo vëllai thyente një lodër apo bënte diçka për të acaruar të afërmit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se fëmijët që kanë një motër ose vëlla, rriten më mirë dhe i përjetojnë më shumë ndjenjat se të tjerët që rriten vetëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re