Fruti i mangos është i pasur në fibra pre-biotike, vitamina, minerale, dhe komponime antioksdante flavonoide polifenolike, transmeton Kosova Post.
Mango mban nën kontroll presionin e gjakut.
Mango ka një përmbajtje mahnitëse në vitamina, e cila ka ndikim pozitiv në shëndetin tonë në tërësi. Ato janë të pasura në kalium dhe magnez, dhe janë një zgjidhje e shkëlqyer shtëpiake për pacientët të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Ato përmbajnë gjithashtu selen, kalçium, hekur dhe fosfor. Për Mangot thuhet se janë magazinë vlerash ushqyese pasi ato janë të pasura në riboflavin, vitamin B6, Vitamin A, C, E, K, niacin, Folate, tiaminë dhe acid pantotenik. Këto përbërje bëjnë organizmin që të mbajë larg një numër shumë të madh sëmundjesh.
Parandalimi i kancerit dhe Shëndeti i mirë i zemrës.
Mangot kanë përmbajtje të lartë të pektinës, një lloj fibre e tretshme e cila kontribuon në uljen e kolesterolit në gjak. Pektina ndihmon gjithashtu në parandalimin e kancerit të prostatës.
Ndihmon shtimin në peshë.
Mango është një frut shumë kalorik ( një mango mesatare rreth 150 g përmban 86 kalori), gjë që e bën atë një frut të shkëlqyer për tu përfshirë në dietën e individëve të cilët duan të shtojnë shpejt në peshë.
Ndihmon tretjen.
Mangoja luan një rol shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve të tilla si mostretja dhe aciditeti i tepërt. Enzimat tretëse tek Mangoja ndihmojnë në përmirësimin e tretjes.
Ndihmon në kurimin e anemisë. Ndihmon në mbarëvajtjen e shtatzënisë.
Mangot janë të pasura në hekur, çka  i bën ato përfekte për individët të cilët vuajnë nga anemia. Po ashtu mangot janë shumë të rëndësishme edhe për gratë shtatzëna duke qënë se në këtë fazë të jetës nevojat për hekur janë ekstremisht të rëndësishme.
Zhdukin Aknet.
Mangot janë ngushtësisht të lidhura me shëndetin e lëkurës. Përveçëse i japin shkëlqim lëkurës, mangot ndihmojnë edhe në çeljen e ngjyrës së saj. Kështu ne mundemi që të zbukurohemi duke përfshirë këtë frut të shijshëm në dietën tonë në mënyrë të rregullt. Mangot munden që të kurojnë në mënyrë efektive aknet duke hapur poret e bllokuara. Kjo mënyrë e hapjes së poreve është mënyra më efektive e eleminimit të akneve. Ju mund ti merrni këto trajtime prej mangos edhe duke e masazhuar fytyrën me tulin e saj për 10 minuta dhe më pas duke e shpëlarë, çdo ditë .
Ngadalëson shenjat e plakjes.
Në sajë të përmbajtjes së lartë të vitamniës A dhe C ajo ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni nga ana tjetër ndihmon në ruajtjen e enëve të gjakut dhe indit lidhor duke ngadalësuar kështu procesin natyral të plakjes.Pra, me të drejtë mangoja mund të quhet një frut që lufton plakjen.
Promovon shëndetin e trurit.
Në sajë të përmbajtes së lartë të vitaminës B6, e cila është thelbësore në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e funksioneve të trurit mangoja mund të promovojë shëndetin e tij. Po ashtu edhe prania e acidit glutamik tek mangoja mund të përmirësojë kujtesën dhe të rrisë përqëndrimin.
Forcon imunitetin.
Sikundër e sipërpërmendëm, të ngjashme me karrotat mangot janë të pasura në beta karotene, një karotenoid shumë i fuqishëm. Ky element i mangos ndihmon në përmirësimin e sistemit imunitar të trupi tonë.
   10. Mangot mund të shkaktojnë alergji!
Shumë individë mund të jenë të ndjeshëm ndaj mangos duke qënë se ato i përkasin familjes Anacardiaceae. Mangot përmbajnë një sasi të vogël të një substance të quajtur urushinol, e cila është një resinë toksike që mund të shkaktojë dermatit. Serioziteti i kësaj alergjie të lëkurës varet nga individët. Sidoqoftë lëkura dhe lëngu i mangos kanë më shumë mundësi që të shkaktojnë këtë lloj alergjie në raport me tulin, i cili ka më pak gjasa për reaksione alergjike.
Mangoja duhet shmangur nga individët të cilët mjekohen me warfarinë. Të pasura në Vitaminë A atom und të fuqizojnë veprimin e warfarinës çka mund të rezultojë në risqe më të larta për hemoragji./Kosova Post/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re