Patëllxhani është një ndër perimet që njihet për vlerat e tij të shëndetshme. Kultivimi i tij është shumë i lehtë, pasi ai është i përshatshëm me të gjithë llojet e klimave. Patëllxhani është një nga ushqimet që nuk përmbajnë nivele të larta të pesticideve dhe përfitimet e tij shëndetësore janë vërtet të dukshme, shkruan .
Disa nga vetitë e tij antioksiduese janë;
Parandalon kancerin
Një studim ka treguar se ai e ul qarkullimin e gjakut dhe ushqyesve në qelizat e kancerit dhe kështu në mënyrë të konsiderueshme e vështirëson përhapjen e tyre.
Mbron trurin
Studimet e kryera në minj laboratorikë kanë treguar se patëllxhani mund t’i mbrojë qelizat e trurit nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Radikalet e lira mund ta rrisin rrezikun e shfaqjes së qelizave të kancerit dhe çrregullimeve të kujtesës.
Ka indeks të ulët glikemik
Patëllxhani ka një indeks të ulët glikemik. Kjo do të thotë se ai nuk shkakton ndryshime të papritura të nivelit të sheqerit në gjak. Patëllxhani është i shkëlqyeshëm për dietën e përditshme të të gjithë njerëzve, sidomos diabetikëve, sepse mund të ndihmojë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.
Përshpejton humbjen e peshës
Patëllxhani përmban shumë pak kalori dhe është i shkëlqyeshëm për humbje të peshës. Ai është një burim i shkëlqyer i fibrave dhe e përshpejton procesin e krijimit të ndjenjës së ngopjes. Gjithashtu, ai përbëhet nga një përqindje e madhe e ujit, dhe kjo do të thotë hidratim i mirë i të gjithë trupit.
Përmban pak karbohidrate dhe yndyra
Patëllxhani përmban shumë pak karbohidrate dhe yndyra. Por mos harroni se duke i shtuar vaj, djathë apo vezë, patëllxhani më nuk është ushqim me pak kalori. Nëse dëshironi të humbni peshë të tepërt, gjithsesi bëni kujdes se me çfarë ushqimesh e përgatitni patëllxhanin.
Redukton inflamacionin kronik në trup
Duke pasur parasysh se përmban antioksidantë të fuqishëm, patëllxhani do të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit kronik në trup dhe do t’i lehtësojë simptomat e sëmundjeve si artriti. Studimet kanë treguar se inflamacioni kronik në trup mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të disa llojeve të kancerit.
Ul kolesterolin dhe presionin e gjakut
Studimet e kryera në minjtë laboratorik kanë treguar se lëngu i patëllxhanit e ul në mënyrë të konsiderueshme kolesterolin. Gjithashtu, është dëshmuar se lëngu i patëllxhanit i relakson arteriet dhe kështu e ul presionin e gjakut.
Është burim i shkëlqyer i hekurit
Hekuri është i rëndësishëm për çdo funksion trupor, por sasia e tepërt e hekurit mund të shkaktojë nivel të lartë të kolesterolit dhe dëme të nyjave. Patëllxhani ia siguron trupit tuaj sasinë e duhur të hekurit, pa ndonjë rrezik të dëmtimit të funksioneve trupore.//
The post Përse duhet të konsumoni patëllxhan? appeared first on .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re