Skip to content

Përse Erisa, studentja nga Tirana, ka zgjedhur të mos vaksinohet?

Bisedoi: Egida Delibashi

Erisa, është 21 vjeçe dhe ndjek studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Ndonëse vaksinat janë shpëtimi i vetëm nga format e rënda të sëmundjes, Erisa ka zgjedhur të mos e bëjë vaksinën kundër Covid-19. Informacionet e shumta që qarkullojnë në media, rrjete sociale e kanale të tjera e kanë bërë atë dyshuese sa i takon efektivitetit të vaksinës. Në një intervistë të shkurtër për shëndet.com.al ajo jep përgjigje për disa pyetje lidhur me arsyet që e kanë penguar të vaksinohet.

Erisa, ju a jeni e vaksinuar?

Jo, nuk jam e vaksinuar.

Cilat kanë qenë arsyet që ju kanë penguar të mos vaksinoheni?

Arsyet që më kanë shtyrë  mua të  mos vaksinohem janë  të  shumta. Një ndër arsyet kryesore është që nuk është e vërtetuar 100% efektiviteti i vaksines. Një tjetër arsye është edhe ri-infektimi nga covid-19 edhe pas vaksinimit gjë e cila më shtyn të  besoj se nuk e kam të  nevojshme vaksinimin.

Për këtë zgjedhje, keni lexuar artikuj shkencorë, fjalime të mjekëve specialistë, jeni konsultuar me mjekun e familjes, apo ka qenë zgjedhje personale?

Arsyeja pse unë nuk jam vaksinuar ka qenë  zgjedhja ime personale dhe gjithashtu teoritë  konspirative që  kanë  qarkulluar për një  kohë  të  gjatë  në  rrjet dhe në media. Teori të cilat nuk janë hedhur poshtë 100% duke qenë se virusi ka pësuar një  sërë  mutacionesh, disa prej tyre edhe shumë  të  rrezikshme me po të  njëjtën forcë  ashtu si covid-19.

I besoni lajmet që qarkullojnë për vaksinën? Ka qenë ky një faktor ndikues mbi zgjedhjen tuaj?

Sic edhe e përmenda pak më lart edhe teoritë konspirative kanë  qenë  një  ndër arsyet që unë  nuk jam vaksinuar. Po, një  pjesë  prej tyre i besoj pasi me kalimin e kohës disa gjëra kanë  qenë  të  vërteta sic kanë  dalë  edhe me kalimin e kohës. Jo që e besoj plotë sisht, por edhe ekziston frika.

Familjarët tuaj janë vaksinuar? Nëse po, janë përpjekur t’ju bindin në zgjedhjen e vaksnimit?

Po, një pjesë e familjareve janë  vaksinuar. Duke qenë se është plotësisht vullnetare nuk më kanë imponuar asgjë  mbi vaksinimin duke qenë  se ekziston frika dhe ka patur raste të  shumta që ka patur dhe pasoja të  rënda si një rast që  unë e di që  është  paralizë  e njërit krah.

Ndiheni të rrezikuar nga covid-19 tani që nuk jeni të vaksinuar?

Jo, nuk ndihem e rrezikuar nga virusi pasi unë e kam kaluar dhe nuk kam patur pasoja negative dhe kam krijuar imunitet.

A jeni infektuar shpesh me covid-19?

Jam infektuar 2 herë me covid-19. Herën e parë jam infektuar në  pak muaj pas fillimit të  pandemisë  dhe herën e dytë  gjatë muajit shtator të  kë tij viti.

Imuniteti juaj ka pësuar dobësim/rënie apo ndiheni plotësisht i shëndetshëm?

Nuk e ndiej veten të kem patur ndonjë  ndryshim të  shëndetit dhe të  imunitetit edhe pse e kam kaluar 2 herë .

Besoni në efektivitetin e vaksinës?

Mund të them se besoj një përqindje shumë  të  vogël pasi kemi sëmundje të  cilat ekzistojnë  me shekuj dhe nuk janë gjetur vaksina nëse jo shëruese të  paktën parandaluese. Prandaj nuk kam një bindje të plotë  në  efektivitetin e vaksinës.

Parashikoni të vaksinoheni tani afër?

Për momentin jo. Do të vaksinohem vetëm nëse e kam të detyrueshme dhe më pengon për aktivitetet e përditshme.