Kaliumi  rregullon procesin e mbajtjes së ujit në inde, ka veprim pozitiv në qarkullimin e gjakut dhe zemrën, transmeton Kosova Post.
Kaliumi favorizon aktivitetin mendor, stabilitetin e tensionit arterial, i jep energji organizmit.
Mungesa e tij sjell gjendje hipoglicemie.
Gjendet në mish, qumësht, peshk, perime fruta mollë e patate.), agrume, pjepra, hurma, shalqi, kastravecë, zarzavate me gjethe jeshile, banane, kos djathë kaçkavall, etj.

Kaliumi është i nevojshëm për zemrën dhe flukset nervore. Kaliumi luan një rol thelbësor në kontraksionet e muskujve dhe të zemrës, por dhe në transmetimin e flukseve nervore.

Kaliumi lufton dhe kundër ngërçeve.

Kaliumi merr pjesë në funksionimin e gjëndrave mbiveshkore që rregullojnë stresin si dhe në prodhimin e energjisë.

Mungesat më të mëdha të kaliumit vijnë si rezultat i konsumit të tepërt të natriumit dhe të kripës përmes kripës së gjellës.

Kaliumi dhe natriumi në organizëm janë në ekuilibër midis tyre.

Përdorimi i tepërt i kripës së gjellës është i dëmshëm , sepse prishet ekuilibri midis natriumit e kaliumit dhe për pasojë do të kemi hipertension, shqetësime kardiake apo cerebrale, humbje të kalciumit, gurë në veshka apo osteoporozë.

Mungesa e kaliumit sjell dhimbje barku, ngërçe, vështirësi intensinale.

Mirë do të ishte të konsumohej më shumë kalium se natrium.

Një ushqim i ekuilibruar mund të sjellë vendosjen e një ekuilibri të duhur.

Konsumi i natriumit duhet të mos kalojë 2.5 gr në ditë.

Duhen shmangur sallame, supëza të përgatitura në mënyrë industriale, gjellët e fabrikuara që kanë shumë kripë.

Duhen konsumuar ushqime që përmbajnë shumë kalium.

Ushqimet bimore janë të pasura me këtë element.

Frutat dhe perimet është mirë të konsumohen të gjalla.

Çokollata është një burim i mirë kaliumi.

Ai gjendet te fasulet, thjerrëzat, arrat, bajamet, patatet, spinaqi, frutat e freskëta , kajsia, hurma arabe, banania.

Mirë është të përdoret gatimi me avull.

Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut.

Kaliumi gjendet te frutat dhe perimet e freskëta.

Sasi të vogla kaliumi gjenden te peshqit dhe te disa perime me gjethe jeshile.

Nevojat për kalium

Kaliumi është mineral shumë i rëndësishëm për funksionimin e duhur të të gjitha qelizave, indeve dhe organeve në trupin e njeriut.

Së bashku me natriumin, kalciumin dhe magneziumin, kaliumi formon grupën e mineraleve dhe elektrolitëve më të rëndësishëm. Njohja e fakteve kryesore për kaliumin mund të na ndihmojë shumë në mirëmbajtjen e shëndetit.
Pse kemi nevojë për kalium?
Kaliumi ka rëndësi të veçantë në proceset trupore, si që janë funksionet e nervave dhe muskujve dhe mirëmbajtjen e baraspeshës së lëngjeve.
Nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut ose nëse keni problem me zemrën, marrja e kaliumit është shumë e rëndësishme. Ekzistojnë fakte që kaliumi e ulë shtypjen e gjakut dhe ulë rrezikun e paraqitjes së aritmisë.
Prania e mjaftueshme e kaliumit në trup e zvogëlon sasinë e kalciumit që humbet nëpërmjet urinimit, i mbronë eshtrat nga osteoporoza dhe e zvogëlon rrezikun nga paraqitja e gurit në veshkë.Edhe pse kaliumi nuk është në mënyrë direkte i lidhur me kolesterolin, konsumimi i ushqimit të pasur me kalium mund të sjellë në zvogëlimin e nivelit të kolesterolit në trup.
Simptomet e mungesës së kaliumit
Kaliumi është mineral i cili gjendet në të gjitha grupet e ushqimit, por zakonet e këqija e të ushqyerit mund të shkaktojnë mungesë të kaliumit në trup. Edhe pse mungesa nuk është e lidhur direkt me asnjë sëmundje, megjithatë pranimi i sasisë së mjaftueshme të kaliumit është me rëndësi të veçantë për gjithë shëndetin dhe funksionin normal të trupit, posaçërisht të zemrës.
Mungesa e kaliumit quhet hipokalemi dhe paraqitet kur niveli i kaliumit në trup është nën normalen. Disa nga simptomet që paraqiten nga mungesa e kaliumit janë:
* Malaksimi
* lodhje
* Gërçe në muskuj
* jashtçitje e çrregulluar (kaps)
* Ritëm abnormal i zemrës (aritmi)
Nëse mendoni se keni mungesë të kaliumit, konsultohuni me mjekun.
Grupet e rrezikuara për paraqitjen e mungesës së kaliumit
Edhe pse kaliumi lehtë mund të kompenzohet nëpërmjet ushqimit, disa grupe të njerëzve janë më të prirur në paraqitjen e mungesës së këtij minerali.
Sportistët. Sepse sportistët më tepër djersiten, ato humbin edhe sasi më të madhe të kaliumit. Sportistët duhet të kenë kujdes në marrjen e mjaftueshme të kaliumit.
Njerëzit që konsumojnë alkool. Sa më shumë që pini, aq më shumë urinoni, e në atë mënyrë humbni kalium.
Njerëzit që marrin barna të caktuar. Barnat që kanë efekt diuretik lehtë mund të sjellin në paraqitjen e hipokalemisë.
Nevojat ditore të nevojshme të kaliumit
Nevojat ditore të nevojshme të kaliumit variojnë në varësi të moshës së personit.
Të posalindur (0-6 muaj) – 400mg
Foshnja (6-12 muaj) – 700 mg
Fëmijë (1-3 vjet) – 3000 mg
Fëmijë (4-8 vjet) – 3800
Fëmijë (9-12 vjet) – 4500 mg
Tinejxherë (19+) – 4700 mg
Ushqimi i pasur me kalium
Ushqimi i rregullt i balansuar duhet të ju sjellë sasi të mjaftueshme të kaliumit, andaj mungesa e kaliumit tek njerëzit që praktikojnë dietë të balansuar është paraqitje mjaft e rrallë.Më tepër kalium ka në lëngun e portokallit, patate, banan, avokado, domate, brokuli, pjepër, kajsia, dredhëza, spanaq dhe qumësht. Por, gjithashtu kalium ka edhe në lakër, patëllxhan, fik, kumbulla, kërpudha, badema, kikirika, tranguj, tunë, sardina dhe lloje të tjeta mish peshku./Kosova Post/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re