Në një lidhje direkte më “ABC e mëngjesit” Erjon Uka, ekspert për çështjet e komunikimit ka folur për situatën që mund të pasojë pas kësaj pandemie që ka pushtuar botën.

Gjatë bisedës më gazetarin Enkel Demin ai u shpreh se pas kësaj pandemie e cila ka ndikuar në psikologjinë njerëzore, sipas mendimtarëve, pritet një ndryshim. Kjo krizë, sipas tij mund të sjellë një qasje tjetër në shoqëri.

“Është më shumë një mekanizëm për të ndikuar në psikologjinë e njerëzve. Sjellja njerëzore ka disa prirje universale. Tanku është metoda më primitive.

Gjithashtu ai u shpreh se sipas disa mendimtarëve është e sigurt që do të ketë shtete më të forta. “I rikthehemi diskutimeve klasike për ekonominë, dhe shpresojmë që kjo të mos sjellë autoritarizëm. Por pas kësaj shihet një qasje tjetër që mund të sjellë kjo krizë.

“Sot lajmi kryesor janë njerëzit e zakonshëm, të cilët ishin të harruar. Besoj se do të ketë një vëmendje më të madhe të njerëzve të thjeshtë, ndoshta jo në politika qeverisë, por në shoqëri do të ketë efekt”, u shpreh Uka.

Më tej ai theksoi se në situatë krizash i drejtojmë sytë nga ekspertët.

“Ajo që i bën njerëzit dominues është aftësia për të bashkëpunuar, por një aftësi tjetër është që mund të rishpikin sistemin. Besoj që do të ketë një ndryshim edhe në këtë aspekt”, u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re