Kalaja e Rozafës përveç historisë që mbart është shoqëruar që në gjënezë me misterin e legjendës të shumënjohur në mbarë Shqipërinë, atë të murosjes së nënës dhe gruas së re, siç përshkruhet në gojëdhëna.

 

Ndonëse është një legjendë, të shumtë janë njerëzit që zgjedhin të besojnë në mrekullinë e mureve të kësaj kalaje. Kështu shprehet në emisionin Quo Vadis, arkeologu, Helidon Sokoli.

 

“Është goxha e thellë në popullësinë lokale dhe sidomos në Shkodër, që aty ka të murosur një grua. Për më tepër që ka dhe veti shëruese, kryesisht për nënat që kanë fëmijë dhe nuk kanë gji, ato vinë e marrin nga ai materiali që në fakt është thjesht gëlqere, sepse e gjithë kalaja është ndërtuar me gurë gëlqeror të marrë nga mali i Taraboshit”, thekson ai.

 

Sipas Sokolit ky version i legjendës pëlqehet shumë dhe nga vetë turistët e huaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re