Produktet e bulmetit janë pjesë e rëndësishme e piramidës ushqimore dhe klasifikohen si ushqime të shportës bazë. Cilatdo qofshin zgjedhjet tuaja, ajo që duhet të dini është se produktet e skremuara me 0% yndyrë (fat) nuk janë alternativa më e shëndetshme.
Janë të shumtë njerëzit që bëjnë këtë zgjedhje duke menduar se do të marrin vlerat ushqyese, mineralet dhe vitaminat e këtyre produkteve, pa menduar se me çfarë është kompesuar kjo yndyrë.
Këto produkte i nënshtrohen një sërë proceseve dhe eleminimi i yndyrës përkeqëson shijen e qumështit apo kosit ! Në të tilla kushte teknologët e ushqimit shtojnë sheqer për të përmirësuar shijen ! Zgjedhja më e shëndetshme do të ishte një produkt që ka rreth 1.5 % yndyrë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re