Pre e bullzimit të rrjeteve sociale nuk bien vetëm fëmijët por dhe burrat, madje duke qenë dhe arsimtarë në profesion. Kjo ka ndodhur së fundi në Kosovë.

Bëhet fjalë për një mësues Biologjie në Kosovë, i cili ka bërë xhiro e rrjetit për shkak të një video të publikuar në Tik Tok.

Ishte vetë ai që publikoi videon në Tik Tok duke kërcyer valle popullore në shtëpinë e tij, mirëpo në rrjet mori reagime nga komentuesit të ndryshëm të cilin e kanë bullizuar, deri duke rrezikuar vendin e punës.

Kjo e ka bërë që ai që të ndihet keq. I ftuar në KTV, ai ka shpërthyer në lot, duke thënë se i kishte vëllait të tij që të mos tregojë se e ka vëlla.

“Unë bëj çfarë dua në banesën time private! Detyrova vëllezërit e mi, njëri prej tyre që është drejtor shkencash, e i thashë: ‘nëse të pyesin se çfarë e ke Lulzim Pacajn, thuaj e kam kushëri, mos i thuaj se e ke vëlla’”, thënë këtë e më pas shkrehur në lot.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re