Këshilltari i presidentit amerikan për siguri nacionale, Tom Bossert, ka akuzuar Korenë Veriore kinse po qëndron prapa sulmeve me virusin më të rrezikshëm në histori WannaCry.
Ai ka thënë për Wall Street Journal se kanë dëshmi të fuqishme për këtë.
“Sulmi i WannaCry ishte i keq, u zgjerua në nivel global dhe kushtoi miliarda,” thotë Bossert.
Ai thekson se ky është një nga disa shembujt se si autoritetet e Koresë së Veriut sillen me qëllim të keq dhe pa kontroll.
“Autoritetet amerikane me siguri të madhe konfirmojnë se prapa grupit të hakerëve Lazarus qëndron pushteti i Koresë Veriore dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarisht kumtesa lidhur me hetimin”, ka thënë ai, transmeton KosovaPress.
Administrata e Donald Trump do të vazhdojë presionet mbi Korenë Veriore për të zvogëluar aftësitë e tyre të kryerjes së sulmeve kibernetike, konkludon Bossert./KP/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re