Apo, a ju ka ndodhur ndonjëherë që vrullshëm të trembeni derisa përpiqeni të flini gjumë?

Trembja e vrullshme dhe e befasishme derisa flemë gjumë të thellë është gjendje hipnotike, përkatësisht ngërç i paqëllimshëm i muskujve, transmeton KosovaPost.

LiveScience shkruan që emrin e ka marrë sipas gjendjes hipnagogjike, përkatësisht sipas periudhës kalimtare midis përgjumjes dhe gjumit.

Ngërçet e muskujve mund të ndodhin spontanisht apo mund të jenë të shkaktuar nga ndikimet e jashtme si p.sh. të tingujve apo dritës.

Disa njerëz thonë që bashkë me trembjen dinë të përjetojnë edhe halucinacione.

Disa shkencëtarë besojnë që stresi, sasia e madhe e kafeinës, lodhja dhe mungesa e gjumit mund të shtojnë shpeshtësinë e shanseve për trembje hipnagogjike, mirëpo ajo dukuri ende nuk është hulumtuar sa duhet.

Të tjerë thonë që trembjes mund t’i kontribuojë edhe aktiviteti i shtuar fizik në orët e mbrëmjes.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt përse saktësisht shfaqet ajo trembje, mirëpo ekzistojnë disa teori. Njëra thotë që ajo është kalimi natyral i trupit nga të qenit zgjuar në gjumë dhe se shfaqet kur nervat dobësohen gjatë procesit.

Edhe një ide e popullarizuat mbështetet në teorinë evolutive, andaj thotë që ato ngërçe në të vërtetë janë refleks i lashtë i primatëve ndaj relaksimit të muskujve gjatë rënies në gjumë.

Në të vërtetë, relaksimi nënkupton që primati bie nga degët e drurit, prandaj kjo shkakton reagim të shpejtë të muskujve, shkruan LiveScience.

Megjithatë, shkencëtarët pajtohen që fjala është për dukurinë e parrezikshme dhe të zakonshme rreth së cilës nuk duhet të brengosemi. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re