Sekretari i PD Gazment Bardhi, ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të dëshmisë së tij në Prokurorinë e Tiranës për protestën e 8 janarit.

“Sa i përket dyerve metalike kam konfirmuar se asnjë zyrë nuk i është  ndryshuar dyert për ti bërë me dyer të blinduara. Ju keni parë se nuk ka pasur dyer apo xhama të blinduar. Kam pohuar se PD ka marrë masa për të shmangur konfliktin që po sajonte Berisha për demokratët. Falë atyre masave Berisha nuk arriti ta kthente selinë e partisë në arenë gjakderdhje.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re