Analisti Enver Bytyçi ka folur për akuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe 9 figurave të tjera politike duke thënë se janë dy klauzola që ndikuan në shpalljen e aktákuzës 3 ditë para mbledhjes. I ftuar në studion e “Fax News”, Bytyçi zbuloi se në Shtëpinë e Bardhë do të nënshkruhej një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës për ndryshimin e kufijve, gjë që Vuçiç do ia çonte popullit serb si një trofe.

“Vendimi për të gjykuar Thaçin, Veselin e të tjerëve për krime kundër civilëve është marrë më 24 prill. Përse u shpall 3 ditë para mbledhjes në Shtëpinë e Bardhë? Mendoj se në Shtëpinë e Bardhë ekzistonte një projekt i nënshkruar ose i gatshëm për tu nënshkruar nga Thaci dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic në të cilin kishte dy klauzola. Klauzola për të cilën flt dhe akuza e djeshme që ka të bëjë me zhbërjen e Gjyaktës Kushtetuese si aneks të marrëveshjes, por kjo do të ishte kusht nga ana e Serbisë vetëm nëse Thaçi do firmoste marrëveshje për shkëmbim territoresh dhe ndarjen e Kosovës.

Kjo është e padiskutueshme. Vetë Thaçi, para se të nisej për Uashington deklaroi se me Serbinë nuk do të nënshkruhej asnjë marrëveshje paqeje që na con ulëse në OKB pa nënshkruar një marrëveshje për demarkimin e kufijve. Fillimisht thoshte ndryshimin e kufijve, pastaj tha korrigimin e kufijve deri para një viti afërsisht dhe ka një vit e këtej që nuk flet për ndryshim, por thotë asnjëherë nuk kam folur për këtë çështje.

Ndërsa në prag të takimit me Uashingtonin u shpreh për demarkimin. Janë lojëra fjalësh por në thelb kanë ndryshimin e kufijve. Dhe ky ishte një sinjal i mjaftueshëm për të kuptuar që Thaçi po shkonte në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje të tillë dhe Vuçiç ishte i gatshëm që ta bënte këtë sepse do të shpallte dhe zgjedhësve të popullit serb një trofe, do të përfitonte territorin. Qëllimi i Serbisë historikisht ka qenë dhe mbetet zgjerimi i territoreve, ky është definicioni.

Amerikanëve u duhej një arsye për të anuluar takimin dhe fakti që samiti u anulua menjëherë, do të thotë që ishin të interesuar për këtë”, tha Bytyci.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re