Pas seancës në GJKKO për Gërdecin, ish-ministri i Mbrojtës Fatmir Mediu, ka folur para mediave ku është shprehur se procesi ndaj tij është politik, ndërsa kërkon që të kryhet një akt ekspertim i ri.

Mediu tha se prej 16 vjetësh po i bëhet një persekutim personal e familjar në kundërshtim me ligjin.

“Mendoj se gjyqin politik e ka bërë politika. Nëse SPAK ka ardhur te ideja e bilanceve të dënimeve politike, nuk mendoj se është drejtësi më. Kjo që kërkon SPAK në akuzë ndodh vetëm në juntat ushtarake”, tha ndër të tjera ai.

“Do ju them që sot prej 16 vjetësh vazhdon një persekutim sa personal dhe familjar në kundërshtim me ligjin, me deklarime politike, se Mediu ka qenë shkaktar për Gërdecin. Dhe sipas akuzës unë duhej të dija se ku ishte Gërdeci, ca bënin ushtarakët, kush ishin rojet, si bëhej demontimi etj.

Ata që kanë mbështetur këtë qëndrim, që sot janë në pushtet, kur prokuroria i ka thirrur në akuzë, nuk njohin as bashkëpunëtorët e tyre dhe nuk mbajnë përgjegjësi për firmat që kanë hedhur. Ndërkohë që unë dhashë dorëheqjen, ishte akt moral, por nuk mund të keqpërdoret për interesa dhe manipulim politik të këtij procesi.

Po ju them, KLSH dhe Auditi janë bërë kontrolle në min. e Mbrojtjes dhe nuk kanë gjetur asnjë shkelje. Për çfarë më akuzon mua Prokuroria, të cilën e merr copy paste nga këta ekspertë të paligjshëm dhe të pa licencuar, që kompania SAC nuk është regjistruar në tatime dhe ka shmangur pagesën 4 mijë euro. Unë nuk kam qenë inspektor tatimesh. Është thënë se nuk ka leje mjedisi kompania, Unë jam bërë në 2019 ministër Mjedisi dhe nuk kam qenë inspektor.

Nëpërmjet ekspertëve të paligjshëm thuhet që ka zgjedhur SAC nuk llogarisin as ligj prokurimesh publike, as vendime të qeverisë e as procedura dhe as përgjegjësi kontrete që përcakton ligji për zgjedhjen e kompanisë në një procedurë që zgjati 16 muaj.

Ministria ka dhënë urdhër, nuk ka lidhur kontratë. Në një seancë ne sqaruam dhe provuam me shkresa dhe fakte që ministri nuk kishte dije dhe as kishte zgjedhur Gërdecin.

Pse nuk pranojnë të bëjnë një akt ekspertimi, pse duhet një proces i ndërtuar ,mbi një provë të falsifikuar? Sepse duan proces politikë, bëjnë gjueti shtrigash.

Asnjë nga ata që ka bërë urdhrin 550 nuk janë dënuar. Çfarë qenka kjo ministri, me një ministër, pa strukturë civile dhe ushtarake.

Mendoj se gjyqin politik e ka bërë politika. Nëse SPAK ka ardhur te ideja e bilanceve të dënimeve politike, nuk mendoj se është drejtësi më. Kjo që kërkon SPAK në akuzë ndodh vetëm në juntat ushtarake”, tha Mediu.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re