Hetuesit e Komisariatit nr. 6 kanë tashmë disa persona të dyshuar në lidhje me autorët e grabitjes me armë të 9 dhjetorit në Prush të Tiranës, mwson Vizion Plus.

Megjithatë, burime pranë bluve bëjnë me dije se akoma nuk ka një identifikim të plotë të tyre që i lidh me provat.

Lexo edhe :Related Posts

Për të shkuar drejt një konfirmimi, hetuesit po kryejnë verifikime dhe krahasime të pamjeve të kamerave të sigurisë edhe të ngjarjeve të mëparshme, sidomos të argjendarisë në Kamzë, e grabitur më 28 nëntor, në bazë të gjatësisë dhe karakteristikave të tjera trupore.

Në kontrollet e nisura menjëherë pas ngjarjes, deri më tani autorët nuk janë konstatuar.

Burimet bëjnë me dije se kontrolle janë krye nëpër banesa të braktisura, magazina dhe lokacione ku ka pasur dyshime se nund të fshihen autorët.

Kur ndodhi ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 9 nëntorit në fshatin Prush të Tiranës ku disa persona të maskuar dhe të armatosur tentuan që të grabisnin një banesë.

Sipas burimeve, mësohet se kanë qenë të paktën 5 persona që kanë marrë pjesë në tentativën e grabitjes së banesës së Gani Himës. Dy prej autorëve kanë qenë të armatosur me kallash dhe të maskuar me kapuç që të mos identifikohen nga familjarët apo nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda banesës.

Madje, njëri prej autorëve ishte i veshur me jelek policie, ku i ka thënë familjarëve që ishte polic dhe po ushtronin kontroll në banesë. Në momentin e tentativës së grabitjes, brenda në shtëpi ishin dy të moshuar si dhe dy fëmijë të mitur, ku njëri prej tyre ka arritur që të lajmërojë policinë. Pas mbërritjes së patrullës, dy nga autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë, ku këta të fundit i janë kundërpërgjigjur.

Më pas 5 autorët janë ndarë në dy grupe. Dy prej tyre janë larguar me shpejtësi në drejtim të një kodre aty pranë, ndërsa tre të tjerët janë futur me shpejtësi në mjetin tip “Audi” të bardhë që rezultoi që ishte me targa të vjedhura. Në këtë moment një prej policëve ka tentuar që të hapë derën e mjetit për të nxjerrë jashtë drejtuesin. Ky i fundit pasi e ka shtyrë në tokë efektivin duke e rrezuar në tokë është larguar me shpejtësi./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re