Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të shkollës “Ismail Qemali”” në Prishtinë. Policia bën me dije se sherr me thika ka ndodhur mes të miturve, njëri prej të cilësve është dërguar me urgjencë në spital.

“Rreth orës 14:45 është raportuar për një lëndim trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë. Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, njofton policia.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi një ditë më parë në Prizren dhe përfundoi me pasoja tragjike. Pas përplasjes me thika me një bashkëmoshatar, ndërroi jetë një 15-vjeçar i identifikuar si Lirim Buduri.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re