Për zgjedhjet e 23 korrikut për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës është vendosur që qendra e votimit në burgun e Rrogozhinës të ngrihet.

 

Në kërkesën e tij, drejtori i përgjithshëm i burgjeve Admir Abrija shkruan se pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që e gjeti ngritjen e kësaj qendre në paligjshmëri, ai i ka kërkuar KQZ-së krijimin dhe funksionimin e saj.

 

Votat e burgut u bënë shkak që Kolegji Zgjedhor të vendoste përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë Rrogozhinë pasi sipas tij ajo u krijua dhe funsionoj në shkelje të ligjeve zgjedhore, por drejtori i burgjeve në shkresën e tij thotë që në bazë të nenit 62/2 të Kodit Zgjedhor të burgosurit dubet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re