Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përshëndetur angazhimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për dialog.

Komentet Meta i bëri përmes një deklarate për mediat, ku kërkoi nga qeveria shqiptare që të qëndrojë krahë Kosovës dhe të mos e vendosë atë në pozicion të vështirë me reagimet e saj.

Ai tha se në tensionet e ditëve të fundit në very të Kosovës, përballen dy modele, ai i autokracisë së Vuçiçit dhe ai i demokracisë funskionale në Prishtinë.

“Opozita duhet të bëjë gjithça që duhet të bëjë. Është e rëndësisshme që edhe shoqëria duhet të bëjë gjithçka në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe të pacënuar nga askush. Ky është një proces reflektimi i të gjitha aktorëve. Opozita ka bërë protesta dhe do të bëjë protesta. Por është e rëndësishme të kuptojmë që edhe vetë shoqëria të reagojë. Të gjithë duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre për të jetuar si qytetar të lirë dhe të paintimidueshëm që nuk duhet t’u cënohet vota.

Institucionet janë kthyer në institucione intimiduese ndaj qytetarëve. Në fund doja të përshendesja angazhimin e Kurtit për dialog dhe përgjigjen positive të tij ndaj përfaqësuesit të BE për të vijuar dialogun dhe për shtensionimin e situatës që kulmoi me rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe. Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që t’i japin fund ndërhyrjeve të njëanshme dhe provokuese që nuk ndikojnë në zgjidhje dhe synojnë të vendosin në presion institucionet e Kosovës. Asociacioni i komunave është një marrëveshje e pranuar nga qeveria e Kosovës. Ajo garantohet nga BE dhe SHBA.

Ndaj i duhet kërkuar Beogradit të nënshkruajë marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit dhe të heqë dorë nga strategjia e tensionimit të situatës në veri të Kosovës. Është edhe një konflikt mes dy modeleve në rajonin tonë, atij të autokracisë në Serbi dhe atij të demokracisë dhe llogaridhënies në Kosovë. Është e rëndësishme për ne që të mos i vendosim shkopinj nën rrota Kosovës. Shqipëria në vend që të shpreh qëndrimet e saj në mbështetje të institucioneve të Kosovës, bën të kundërtën, duke e vendosur Kosovën në një pozicion të papërshtatshëm. Orkestruesi është ai person që u shqetësua shumë me largimin e opozitës nga Parlamenti”, u shpreh Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re