Presidenti Ilir Meta ka reaguar për realizimin e Korridorit Jugor të Gazit, si pjesë e Projektit TAP. Me anë të një shkrimi në Facebook, Presidenti tha se kjo është një arritje e rëndësishme për rajonin dhe në veçanti për Shqipërinë.
“Përshëndes realizimin me sukses të Korridorit Jugor të Gazit, iniciativë e Komisionit Europian dhe pjesë thelbësore e Projektit TAP. Vendosja tërësisht operacionale e Korridorit Jugor të Gazit, është me rëndësi të madhe për rajonin, në veçanti për Shqipërinë, jo vetëm për sektorin e energjisë dhe gazifikimin, por edhe për efektet shumë pozitive në ekonominë kombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë,”- shkroi Meta.
Korridori Jugor i Gazit përmirëson sigurinë dhe diversitetin e furnizimit me energji të BE-së. Ai mbulon të gjithë projektet infrastrukturore të transportimit të gazit natyror nga Deti Kaspik drejt Evropës.
/faxweb
