Deputeti i opzitës parlamentare Myslim Murrizi gjatë fjalës së mbajtur në seancën e fundit parlamentare për këtë legjislaturë, njëherazi dhe pjesëmarrja e fundit e tij në Kuvend, deklaroi se Partia Demokratike dhe ajo socialiste po bashkëpunojnë me njëra tjetrën për interesat e tyre.

Murrizi përshëndeti gjithashtu operacionet e ndërmarra nga SPAK , ditët e fundit, që çuan në prangosjen e kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.

“PS-PD merren vesh shumë mirë për interesat e tyre. 27 deputetë të legjislaturës së ardhshme s’do jenë këtu. Letrat që do hapen këto dy muaj, u shterojnë listën. E përshëndes SPAK për arrestimet e fundit. SPAK të ‘gërmojë’ për abuzimet me tenderat.”, -tha Murrizi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re