Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur paparalajmëruar në selinë e PD-së.

Berisha ka hyrë me entuziazëm në selinë blu ku ka përshëndetur në çdo zyrë punonjësit demokratë. Më pas Berisha i është drejtuar sallës ku do të zhvillohet takimi me anëtarë të Rithemelimit të PD-së.

Në këtë moment Berishës i kanë marrë karrigen dhe bën batutën epike: “Çmenduria e Bashës ka marrë fund, i ka marrë gjitha karriget në zyrën e tij nuk i mjafton karrigia e tij”

Vetëm pak metra në sallën ngjitur në PD, Lulzim Basha po zhvillon paralelisht mbledhje me anëtarë të kryesisë, ndërsa në zyrën ngjitur po zhvillohet takimi mes Berishës dhe anëtarë të Rithemelimit të PD-së.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re