Një sipërfaqe prej 16 ha është përfshirë nga flakët mesditen e kësaj të diele, në fshatit Topojë të Fierit. Mësohet se sipërfaqja ishte e mbjellë me grurë, ndërsa flakët janë favorizuar nga era. Përhapja me shpejtësi e flakëve kanë rrezikuar edhe një stan që ndodhet në zonë.

 

Në vendngjarja ka mbërritur zjarrfikësja dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Pronari i sipërfaqes së shkrumbuar apelon për kujdes të shtuar gjatë djegies së hamullave, pasi sipas tij një pakujdesi e vogël mund të rezultojë fatale. Ai kishte kultivuar 45 ha sipërfaqe të mbjellë me grurë, por si pasojë e flakëve, prodhimi më cilësor u shkrumbua.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re