Një punonjës policie është plagosur ditën e sotme nga protestat që po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut.
Kwto protesta kanw nisur kundër vendimit gjyqësor për rastin “Monstra”. Me moton “Drejtësi dhe liri” kanë filluar protestat e sotme kundër vendimit të Gjykatës Penale për rastin “Monstra”.
Protestat e sotme janë organizuar nga familjarët e të dënuarve në këtë rast.
Ditë më parë Gjykata Penale, në rigjykimin e rastit, shqiptoi dënime drakonike, për vrasjen e pesëfishtë që ka ndodhur më 12 prill 2012.
Gjykata dënoi Alil Demirin, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq me burg të përjetshëm. Fejzi Aziri me 15 vjet burg, Haki Aziri me 9 vjet burg, ndërkaq Sami Luta u lirua nga të gjitha akuzat për këtë rast.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
