Konflikti Turqi-Greqi duket se po përshkallëzohet pas deklaratave të ish këshilltarit për sigurinë ku i kërkoi kryeministrit Mitsotakis ti tregonte vijën e kuqe Erdoganit.

Sipas medieve greke dhe televizionit ‘ERT’ ministri i jashtëm i grek, Dendias është mbajtur 20 minuta në ajër nga autoritete turke pasi nuk e lejonin të kryente fluturimin në hapësirën ajrore të tyre edhe pse më parë ishte dhënë leja.

Dendias ishte nisur nga Iraku së bashku me një delegacion zyrtarë dhe po kthehej në Athinë ku në afërsi të kufirit turko-irakien është ndalur që avioni të vazhdonte rrugën e paracaktuar.

Avioni bëri rrethin për njëzet minuta, pasi ekuipazhi u përpoqë të kontaktonte autoritetet turke. Më në fund, sipas informacionit, pas protestave nga pala greke dhe kërcënimeve për karburant të pamjaftueshëm, turqit dhanë leje për një destinacion të ndërmjetëm dhe më vonë për destinacionin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re