Në përshkallëzimin e protestës së tyre të zhvilluar prej 4 muajsh tashmë, banorët e Laprakës kanë djegur edhe gomat në mes të rrugës. Njëri prej tyre u shpreh se kishte për të ndërmarrë hapa konkretë ndaj qeveritarëve dhe atyre që kishin gisht në këtë projekt.

Në një deklaratë të bërë, një prej banorëve tha se nëse nuk do t’u jepej dëmshpërblim për shembjen e shtëpive, atëherë do zbatonte Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Banori: Unë do jem i pari që do zbatoj kanunin e Lek Dukagjinit i them Erion Veliajt, Lul Bashës dhe Edi Ramës. Ua them sot shumë qartë se keni bërë një arrogancë të paparë me ne. Nëse ju qeveritarët nuk respektoni ligjet e Shqipërisë unë do zbatoj Kanunin e Lekë Dukagjinit. Këtu më keni cdo ditë në protestë në mes të rrugës. Kemi 30 vite që banojmë këtu, ta harroni se na hiqni këtu për të ndërtuar kullat tuaja. Kemi bërë 3 shkresa, një ndaj Avokatit të Popullit, një kryeministrit dhe një presidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re