Skip to content

Përshkallëzohet situata në Tiranë, protestuesit vijojnë tubimin të papërmbajtshëm, shqyejnë dritaret e Ministrisë së Infrastrukturës

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës shënon ditën e saj të dytë , ku qindra të rinj janë mbledhur në Tiranë dhe të revoltuar po dhunojnë institucionet më të larta në vend. Protestuesit kanë sulmuar ministritë përreth sheshit Skënderbej, ku kanë qëlluar me gurë dhe kanë tentuar të shqyejnë dritaret e Ministrisë së Infrastrukrurës.

Përplasjet e para janë regjistruar pak pasi kryeministri nisi fjalimin e tij drejtuar qytetarëve. Në ato momente turma e irrituar është përplasur me uniformat blu, të cilët i janë kundërpërgjigjur në mënyrë të menjëhershme me gazlotsjellës.

Gjatë fjalimit të tij Rama njoftoi se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka paraqitur dorëheqjen pas ngjarjes të rëndë. Gjithashtu numri 1 i qeverisë deklaroi se vrasja e 25-vjeçarit është një episod i shkëputur dhe nuk paraqet frymën e Policisë së Shtetit.

Por mesa duket as dorëheqja e ministrit nuk i ka qetësuar protestuesit të cilët po vijojnë të qëllojnë me gurë ndaj ministrisë së Brendshme dhe uniformave blu.

Kujtojmë se ditën e djeshme një protest e dhunshme u mbajt në kryeqytet në shenjë revolta ndaj vrasjes së 25-vjeçt Klodian Rasha.

Protesta u shoqërua me një konfrontim fizik mes protetuesve dhe forcave policore, si dhe zemërimi qytetar solli një sulm ndaj institucioneve më të rëndësishme në vend, si Ministria e Brendshme dhe kryeministria.

Protesta e njëpasnjëshme vijnë si produkt i një ngjarjeje të rëndë, ku në orët e para të mëngjesit së të martës, një efektiv policie qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodia Rasha 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar. Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte armë’.

/faxweb