Në një mëngjes me shi më 20 janar 2017, Donald Trump u bë Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara duke bërë betimin në ndërtesën e Kapitolit.

Katër vjet më vonë, ndërsa Trump është duke e lënë pushtetin, Capitol Hill – disa minuta ecje nga Shtëpia e Bardhë – ishte skena e përplasjeve të dhunshme pasi qindra mbështetës të tij sulmuan ndërtesën simbol të ligjvënies amerikane në një përpjekje për të sfiduar një transferim paqësor të pushtetit.

Më 6 janar 2021, protestuesit u hodhën mbi një mur në anën perëndimore të Kapitolit, duke thyer dritaret, gjë që degradoi në një konflikt të armatosur me rojet e sigurisë.

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe 52 janë arrestuar.

Katër vjet më parë në të njëjtin vend, Trump duartrokiti Presidentin në largim Barack Obama dhe Zonjën e Parë Michelle Obama, për “ndihmën e tyre bujare gjatë këtij tranzicioni të pushtetit dhe transferimit të rregullt dhe paqësor të pushtetit”.

Simbolet e shtetit jugor

Trump iu drejtua mbështetësve të tij përpara Shtëpisë së Bardhë të mërkurën dhe përsëriti pretendimet e pabazuara se ai ishte grabitur në zgjedhje.

Më vonë gjatë ditës, Kongresi Amerikan konfirmoi fitoren e Joe Biden.

Trump më vonë u bëri thirrje mbështetësve të tij të shkojnë në shtëpi, por gjithashtu i lavdëroi ata që ishin “të veçantë” ndërsa shprehte “dashurinë” e tij për ta.

Midis turmës që tundnin flamuj të ndryshëm ishin flamujt e Konfederatës, të cilët simbolizojnë shtetet e jugut që luftuan në Luftën Civile Amerikane ndërsa kërkonin të shkëputeshin nga Konfederata.

Eshtë një simbol i lidhur me epërsinë e bardhë, të cilën Trump e ka theksuar gjithnjë e më shumë që nga zgjedhjet e vitit 2017.

Protesta në të gjithë botën

Në vitin 2017, mijëra njerëz protestuan kundër Trump në qytete anembanë SHBA dhe botës, duke shprehur rezistencë ndaj presidentit të ri dhe politikave të tij.

Megjithëse demonstratat ishin paqësore, disa protestues ishin të dhunshëm.

Që nga ajo kohë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë dëshmitare të disa prej protestave më të mëdha, përfshirë lëvizjen Black Lives Matter, e cila filloi pas vdekjes së George Floyd, një afrikano-amerikan, i cili ndërroi jetë gjatë arrestimi policor në 25 maj 2020.

Sulmet ndaj mediave

Që nga marrja e detyrës, Trump është akuzuar për sulm ndaj mediave, duke i quajtur ato “lajmese të rreme” dhe duke i shpallur ata “armiq të popullit”.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) tha në vitin 2020 se “sulmet nga administrata Trump ndaj besueshmërisë së mediave kanë dëmtuar në mënyrë të rrezikshme të vërtetën dhe konsensusin në një vend të ndarë thellësisht”.

Të mërkurën, mbështetësit e Trump thyen pajisjet televizive të Associated Press, i cili ndoqi ngjarjet para Kapitolit.

Media lokale raportoi se një nga protestuesit gdhendi fjalët “vdekje për mediat” në derën e hyrjes së Kapitolit.

Thirrjet për amendamentin e 25-të

Presidenti i SHBA ka 12 ditë në presidencën e tij, para se Joe Biden të betohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Ka gjithnjë e më shumë thirrje për largimin e Trump përpara kësaj dhe thirrje për Amendamentin 25, i cili mund ta deklarojë atë të paaftë për presidencën.

Një letër e nënshkruar nga anëtarët demokratë të Komitetit të Drejtësisë së Dhomës thotë: “Presidenti Trump ka treguar se ai nuk është i qëndrueshëm mendërisht dhe është ende i paaftë të përpunojë dhe pranojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re