Një person ka rënë në prangat e Policisë së Laçit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se ata ishin të përfshirë në një lokal të përshtatur për shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Ndërthurja”, i zhvilluar më 27.06.2023.

Identifikohen 2 shtetas të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në një lokal në qytetin e Laçit.

Vihet në pranga njëri prej këtyre shtetasve, ndërkaq, Policia vijon punën për kapjen e shtetasit tjetër.

Gjatë këtij operacioni, më datë 27 qershor, u zbulua në Laç, një lokal i përshtatur për shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, si dhe u arrestuan pronari i këtij lokali dhe një kamerier në këtë biznes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë dhe ata të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për përcaktimin e plotë të autorësisë së veprimtarisë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në qytetin e Kurbinit, rast i cili u godit më datë 27.06.2023, si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndërthurja”.

Nga këto veprime, u vu në pranga shtetasi, 23 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi, 23 vjeç, të dy banues në Kurbin, pasi nga hetimet rezultoi se janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes në doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për kapjen e shtetasit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re