KUÇOVË- Një i ri ka përfunduar në pranga në Kuçovë pasi në lokalin e tij organizoheshin lojëra fati të ndryshme. Policia thotë se gjatë kontrolleve ka sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 1 aparat celular, tableta dhe 1 makinetë, të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme.

Njoftimi i Policisë: 

Kishte përshtatur lokalin e tij, për organizimin e lojërave të ndryshme të fatit, dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 1 aparat celular, tableta dhe 1 makinetë, të cilat përdoreshin për të luajtur lojërat e paligjshme.

Sekuestrohet dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga këto lojëra. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, që ushtrohej në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lojtari”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi R. T., 23 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në Kuçovë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit R. T., janë gjetur 1 tavolinë pokeri, një valixhe me çipsa, letra bixhozi, tableta për lojëra fati dhe 1 makinetë, që përdoren për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në silësinë e provës materiale së bashku me 1 aparat celular dhe një shumë parash. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re