VLORE – Autori i masakrës me 8 të vdekur në Vlorë, Ridvan Zykaj, ende nuk është kapur nga policia.

Fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës e ka ‘pushtuar’ paniku, ndërkohë që policia u ka bërë thirrje banorëve të ruhen në mënyrë që ky bilanc tragjik të mos rritet.

Teksa vijon të jetë në arrati, 24-vjeçari Zykaj është ende i armatosur. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi pak më herët për BalkanWeb se i riu është i sëmurë mendor e pak kohë më parë ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës

Tetë viktimat e kësaj ngjarjeje tragjike janë të dy fiseve Zykaj. Në ndjekje të autorit janë vënë forca policore, forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa më shpejt të vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numurin  069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.

Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmagen përballjes më të por të telefonojnë policinë.

e.f/BalkanWeb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re