Përfaqësuesi ligjor i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Altin Kaziaj  në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje kreut të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullakut që të shtojë prezencë të forcave të policisë në qendrat e votimit.

Kazizaj tha se policia e Shtetit nuk duhet të lejojë që persona të administratës të ushtrojnë presion qytetarëve dhe se kjo e fundit duhet t’i përgjigjet denoncimeve lidhur me atë çfarë po ndodh në këtë ditë votimi.

“Ju bëj me dije se po cenohet rëndë e drejta e votimit, lidhet me mosprezencën e policisë në kundërshtim me ligjin. Policia e Shtetit duhet të jetë prezente në qendrat e votimit për mos të lejuar persona të cilët nuk kanë lidhje me procesin e votimit, qytetarët nuk po votojnë të lirë. Persona me kapuç, që referohen si punonjës por intimidojnë te qytetarët që mos të votojnë të lirë. I bëj thirrje kreut të policisë që të marrë masa që forcat të jenë prezentë në perimetrin duke hequr dhe nxjerrë jashtë qendrave të votimit që nuk kanë lidhje me komisionarët e votimit.

Tirana kryeson me këta persona që punojnë në administratë, i drejtohemi qytetarëve që mos të keni frikë dhe telefononi policinë. Nëse nuk ju përgjigjet policia na komunikoni”, tha ai.

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re