Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me sende të forta xhaminë në qytetin e Lushnjes. Imami i xhamisë ka parë se xhamat e godinës janë thyer.
Imami ka komunikuar me myftiun e qytetit, i cili ka bërë kallëzimin në polici. Autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkakun e sulmit
“Po nga këto struktura po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi drejtuesi i Myftinisë Lushnjë, shtetasi G. B., 44 vjeç ka bërë kallzim se persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e Xhamisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
