Të gjithë e njohim legjenden e volejbollit dhe sportit shqiptar Kreshnik Tartari. I konsideruar njëri prej figurave më të mëdha të sportit tonë, Tartari njihet për sukseset e mëdha të arritua me ekipin e Dinamos si lojtar dhe trajner. Ai mban vlerësimet më të mëdha nga shteti shqiptar “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

 

Tartari nuk do ta arrinte këtë sukses pa ndihmën dhe përkrahjen e trajnerit të tij Vangjel Koja. Në një postim të fundit në Facebook, legjenda Tartari është kthyer pas në kohë për t’i shprehur mirënjohjen Vangjel Kojës, njeriu që ndërtoi skuadrën e parë të volejbollit të të rinjve të Dinamos, e cila më pas u bë një prej ekipeve më të suksesshme dhe simbol të sportit shqiptar.

 

Ne vitin 2013 do të nderohej me dekoratën “Nderi i Kombit” nga Presidenti Nishani me motivacionin: “Për veprimtari të shquar dhe vlera të larta të paraqitura në sportin e volejbollit, si një sportist dhe trajner i nivelit shumë të lartë, me rezultate të shkëlqyera, të arritura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare me klubin ‘Dinamo’ dhe ekipin kombëtar të vajzave”.

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re