Ditën e sotme nisi në AirAlbania vaksinimi i personaliteteve të njohur mbi moshën 80-vjeç.

Edhe pse emra të mëdhenj si ish-politikanë, aktorë dhe këngëtarë, kishin mbërritur që në orën 10:00 të paradites në Air-Albania, një pjesë e tyre u lanë në pritje deri në momentin që erdhi kryeministri Rama së bashku me kamerat e ERTV-së. Që në hyrjen e tij në qendrën e vaksinimit, kryeministri Rama përshëndeti me një stilt të veçantë ish-presidentin Alfred Moisiu.

Rama-Moisiut: Gjigant si je mirë?

Moisiu: Mirë!

Rama: Do të ulesh pak se është procesi.

Manastirliu: Kjo është salla ku bëhet vaksina, që monitorohet nga mjekët dhe urgjenca kombëtare për çdo problem.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re