Ardit Kertusha, pedagogu i ftuar në “Fax News” ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryebashkiakut socialist të Durrësit, Vangjush Dakos për të cilin tha se e ka shkatërruar qytetin bregdetar.

Gjatë fjalës, Kertusha theksoi se të gjithë personat e shpallur “non grata” nga Amerika duhet të largohen përfundimisht nga politika, përfshirë këtu edhe Sali Berishën.

Kertusha gjithashtu denoncoi edhe investimin e fundit që është bërë tek “Vollga” për të cilën tha se është nën pushtetin e ujit.

“Në atë periudhë bëmë lëvizjen në mbështetjen e PD në funksion të të ardhmes së vendit tonë. Lëvizja jonë ishte brenda PS, aty ngritëm zërin, nuk u dërguam dhe nevoja për këtë duhet të bëja rotacion të domosdoshëm. Ne do të mbështesnim ndryshimin që mazhoranca mos ishte në qeveri, nevoja e madhe për ndryshim që na bëri që të gjithë investimin tonë që fëmijëri në PS ta braktisnim dhe tiu bashkonim një tjetër partie që të bënim rotacionin e domosdoshëm. Rotacioni u krye me votë popullore, por në realitet manipulimi dhe vendosja në funksion e shtetit në shit-blerjen e votave bëri që kjo mazhorancë të qëndrojë në pushtet.

Unë hyj në ata persona që jam gjithmonë në mbështetje të fuqive të mëdha. Sa herë që vendi ynë ka pasur nevojë, SHBA na ka ndihmuar edhe në luftën e Kosovës, më pas në pavarësinë e Kosovës. Përse nuk duhet të zbatojmë vendimet që jep Amerika përse ne mos e zbatojmë. Perosnat non grata janë persona që studiohen nga Amerika për ti shpallur të padëshirueshëm. Halli i shqiptarëve nuk është non grata as e Berishës apo kujdo tjetër ne kemi kryetaren e bashkisë së Durrësit që shkon cdo ditë takohet me Dakon me bllok me vete të marrë direktivat si të drejtojë bashkinë, për të bërë punësime, tendera korruptiv etj.

Vazhdon me investime të pista Durrësi, sot bëmë një kalim në Durrës dhe ky qytet lundron nën ujë. Pamë një investim sapo është bërë në “Vollga” dhe ishte investim që është abuziv me beton dhe sot ishte i mbuluar nga uji dhe leshteriku. Qyteti i Durrësit sot nuk ka kinema, teatër, ska pallat sporti. Kishte një park sportiv dhe e shembi që Vangjushi të bënte pallatin e tij. Nuk ka një stadium, jemi një qytet i dobët, pallati i kulturës është investuar që në kohën e diktatorit.

Qëndrimi im është i prerë, personat që janë shpallur Non Grata që Amerika ka dalë në këto konkluzione duhet të heqin dorë një herë e mirë nga politika. Edhe Berisha të herqë dorë një herë e mirë nga politika”, perfundoi Kertusha .

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re