Shoqëria shqiptare po jep shenja pozitive drejt emancipimit, një nga treguesit është dhe mënyra se si sillet me më të dobëtit, dhe me personat me aftësi ndryshe.

Megi Sina një vajzë e re plot pasion për të punuar dhe për tu integruar në shoqëri thotë se ka gjetur punën që e ka dashur gjithmonë.

Asistente zyre në Sauk.

 Të pëlqen puna që bën?

Po.

Çfare bën ti konkretisht?

Pakot e kalamajve me lodra dhe të mesohem pak”, shprehet e reja.

27 vjeçarja me sindromën doën thotë se mezi prêt të marrë rrogën e pare. Ajo ka idetë e qarta edhe se si do ti shpenzojë

Jam e lumtur, do blej fustane. Të pelqejnë fustanet? Po, sidomos ato të verdhat”.

Ndërsa 24 vjeçari Valerio Balliu kërkon që të gjithë ta trajtojnë si të barabartë. Pasi ndihet i tillë.

Kam punuar kamarier 2 muaj. Tani kërkoj një mundësi të dytë që të rehabilitohem dhe te vazhdoj si gjithe te tjerët”, ka thënë ai.

Jeta mbi një karrocë me rrota nuk ka qenë e lehtë për Gëzim Metaliajn, por nga puna nuk është ndarë asnjëherë.

Është gjë e mire puna, si nga ana emocionale, por edhe ekonomike, për veten tonë, por edhe familjen”, shprehet ai.

Ndryshe nga dy të rinjte, gëzimi thotë se është përballur shpesh me paragjykime, ndërsa bën thirrje që të përmirësohet infrastruktura për këtë kategori

Mungesa e trampave në institucione është problem. Paragjykime dikur ka pasur më shumë, tani ka ndryshuar disi”.

Të hënën në tiranë u mbajt dhe panairi i punësimit për personat me aftesi ndryshe që u organizua në “Shtëpinë e Europës”.

Në Shqipëri rezultojnë rreth 140 mijë persona me aftësi të kufizuar, ndërsa vetëm 2500 prej tyre janë regjistruar si punëkërkues.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re