Skip to content

Personi i parë në Kroaci që u prek nga koronavirusi rezulton negativ

8EA747B7 0436 4FBD 959E 334E03E0BA56 w1023 r1 s 770x433 1

Në Kroaci u njoftua për një person të prekur nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se pas testit i riu ka rezultuar negativ.

Pas dy testeve të njëpasnjëshme për shkak se u dyshua për COVID-19 dhe pas përgjigjeve negative që mori i riu tashmë është në kujdesin shtëpiak.

Autoritetet po ashtu njoftuan se në Kroaci janë shfaqur edhe pesë raste të reja me koronavirus dhe se të gjitha ato kanë lidhje me të sëmurët e mëparshëm. Rrjedhimisht, numri total i të sëmurëve në Kroaci është 24.