Bessie Hendricks nga Ioëa festoi ditëlindjen e saj në shtëpinë e të moshuarve “Shady Oaks” me tre fëmijët e saj, më i madhi prej të cilëve është 90 vjeç.

Ajo ka lindur në vitin 1907 dhe gjatë jetës së saj ka qenë dëshmitare e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore dhe e qeverisjes së 21 presidentëve amerikanë.

Të dhënat nga grupi kërkimor i Gerontologjisë, i cili mbledh të dhëna për njerëzit mbi 110 vjeç, tregojnë se Hendricks është personi i katërt më i vjetër në botë.

Aktualisht, gruaja më e vjetër është francezja Lucile Randon, e lindur në 1904, pra 118 vjece.

Personi më jetëgjatë ndonjëherë ishte francezja Jeanne Louise Calment, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re