Materialet e ndihmave humanitare të mbledhura në Peru pas tërmeteve katastrofike që goditën Türkiyen jugore u dërguan drejt zonës së fatkeqësisë.
Paketat, të cilat u paketuan për të prekurit e fatkeqësisë nga Ambasada e Türkiyes në Lima, u nisën për në zonën e tërmeteve me aeroplan mallrash të kompanisë Turkish Airlines.
Në deklaratën e bërë nga ambasada, thuhet se pavarësisht distancës gjeografike prej më shumë se 12 mijë kilometrash mes Türkiyes dhe Perusë, miqtë e Türkiyes në Peru, të cilët ndajnë thellësisht dhimbjen e kombit turk, treguan interes të madh për fushatën.
Sipas informacionit të marrë nga burime diplomatike, thuhet se 9,5 tonë ndihmë e mbledhur me kontributet e qytetarëve turq që jetojnë në vend dhe popullit të Perusë, përfshinjnë ngrohëse, rroba dimërore dhe 3.958 batanije.
Për shkak të mungesës së fluturimeve direkte mes Perusë dhe Türkiyes, njoftohet se materialet do të transportohen drejt Türkiyes me fluturimin e planifikuar të Turkish Airlines nga kryeqyteti i Kolumbisë, Bogota.
Ambasada falënderoi autoritetet peruane që luajtën një rol lehtësues në dërgimin e ndihmave të mbledhura për në Türkiye, dhe qytetarët turq që punojnë në Lima Airport Partners (LAP), i cili operon Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez.
Burimi: AA